♦Kosovo-Albanians♦
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosovo-Albanians
 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 VW sjell versione të reja të GTI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
butrint
Admin



Numri i postimeve : 182
Points : 654
Join date : 08/05/2010
Age : 27
Location : kosovë-mitrovicë

VW sjell versione të reja të GTI Empty
MesazhTitulli: VW sjell versione të reja të GTI   VW sjell versione të reja të GTI I_icon_minitimeSun May 09, 2010 6:27 pm

Në takimin e sivjetmë të adhuruesve të modeleve të grupimit VW, respektivisht në Wörthersee Tour në Austri, Volkswagen paraqet edhe dy versione speciale të Golfit GTI. Bëhet fjalë për Golf GTI Adidas si dhe GTI Excessive.
GTI Adidas, siç edhe mund të konkludohet nga emri, paraqet bashkëpunimin e dy brendeve gjermane të njohura botërisht. Ndryshimet pothuajse janë tërësisht të natyrës kozmetike dhe kanë të bëjnë me dritat e pasme LED, rregullim të enterierit dhe disa shenja të Adidas. Për fat të keq, fotografia më poshtë është e vetmja e cila është shfaqur zyrtarisht nga VW.

Sa i përket versionit Excessive, për të nuk kemi asnjë fotografi, por do të na duhet të durojmë deri në fundjavën e ardhshme kur edhe do të bëhet paraqitja zyrtare e të dyja modeleve. Në parim, nuk bëhet fjalë për ndryshime kushedi sa të mëdha pos atyre kozmetike. Edhe kësaj radhe nuk ka asnjë lloj ndryshimi tek motorët, por ka goma me fërkim më të madh, frena më të forta dhe sistem aerodinamike i cili gjithsesi do t’i kontribuojnë tipareve më të mira të vozitjes.

Tani për tani nuk ka të dhëna për prodhimin, mirëpo supozohet se ndryshimet tek versioni e Excessive në të ardhmen do të mund të bëheshin pjese opsionale të pajisjeve të Golf GTI.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://info.albanianforum.net
 
VW sjell versione të reja të GTI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
♦Kosovo-Albanians♦ :: Të rejat e fundit nga Teknologjia-
Kërce tek: