♦Kosovo-Albanians♦
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosovo-Albanians
 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Geely planifikon automjetin më të lirë në botë !

Shko poshtë 
AutoriMesazh
butrint
Admin



Numri i postimeve : 182
Points : 654
Join date : 08/05/2010
Age : 27
Location : kosovë-mitrovicë

Geely planifikon automjetin më të lirë në botë ! Empty
MesazhTitulli: Geely planifikon automjetin më të lirë në botë !   Geely planifikon automjetin më të lirë në botë ! I_icon_minitimeSun May 09, 2010 6:34 pm

Geely planifikon automjetin më të lirë në botë
Prodhuesi kinez i automjeteve Geely planifikon të rrëmbej titullin e krijuesit të automjetit më të lirë në botë me lansimin e automjetit të vogël me dy ulëse të bazuar në konceptin i cili është paraqitur zyrtarisht në Pekin.
Vlerësohet se ai do të kushtojë në mes të 1.500 e 2.000 funtesh (1.760 dhe 2.346 euro), e me këtë IG do t’ia kalojë edhe modelit Tata Nano çmimi aktual i të cilit është 2.500 funte (2.933 euro).

Nga Geely, i cili kohë më parë ka blerë kompaninë Volvo nga Fordi, po ashtu pohojnë se IG, respektivisht Intelligent Geely, do të ketë kualitet më të mirë se Nano.

Ani pse IG 185 milimetra më i gjatë se Toyota iQ dhe ka 100 milimetra largësi më të madhe në mes të boshteve, ai në fakt ka hapësirë shumë më të kufizuar të pasme.

Ekzistojnë gjasa të mëdha që versioni elektrik i IG të shitet edhe në Evropë e SHBA. Geely tanimë shet automjetet e veta në Rusi dhe Evropë Lindore andaj planifikon të zgjerohet edhe në tregje tjera.

"Koncepti ka hasur në reagime shumë pozitive, e ne na mbetet të zgjerojmë rrjetin e shitjes para se ai të del në shitje në vitin 2012”, ka thënë zëdhënësi i kompanisë.

Versionin kinez të modelit IG do ta fus në lëvizje motori me benzinë dhe 70 kuaj fuqi, derisa ai do të tërheq me rrota të para dhe marsh me pesë shpejtësi.

Versioni elektrik, i cili do të pasojë në vitin 2014 apo 2015 do të ketë bateri litium-jon, elektromotor me 80 kuaj fuqi si dhe shpejtësi maksimale prej 150 kilometrash në orë Koncepti do të ketë pllaka solare në kulm dhe kapak të motorit për të rritur autonominë e vozitjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://info.albanianforum.net
 
Geely planifikon automjetin më të lirë në botë !
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
♦Kosovo-Albanians♦ :: Të rejat e fundit nga Teknologjia-
Kërce tek: