Kosovo-Albanians
 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Arsenal deklason Fulhami-n

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
butrint
Admin


Numri i postimeve : 182
Points : 654
Join date : 08/05/2010
Age : 21
Location : kosovë-mitrovicë

MesazhTitulli: Arsenal deklason Fulhami-n   Sun May 09, 2010 7:36 pm

Arsenali ka kryer me sukses ‘stërvitjen’ javore në Emirates, pas fitores së lartë prej 4-0 ndaj Fulhamit.
Fulhami nuk kishte arsye pse të përqendrohej në këtë duel, për arsye se gjendet në një pozitë te mirë në tabelë dhe gjithë vëmendjen e ka në finalen e Europa League që zhvillohet më 12 maj në Hamburg.

Dueli përfundoi në pjesën e parë. Andrey Arshavin kaloi në epërsi Arsenalin pas 21 minutash lojë. Pesë minuta më vonë, rezultatin e dyfishoi i rikthyer Robin Van Persie. Për 3-0 në pjesën e parë u përkujdes Baird që shënoi autogol.

Një sezon relativisht të mirë të Arsenalit e kompletoi Carlos Vela pas asistimit të Samir Nasrit (84’).

Arsenali e përfundoi sezonin me 75 pikë në pozitën e tretë të tabelës së Ligës Premier, me ç’rast ka siguruar kualifikimin direkt për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://info.albanianforum.net
 
Arsenal deklason Fulhami-n
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
♦Kosovo-Albanians♦ :: Futboll-
Kërce tek: