♦Kosovo-Albanians♦
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosovo-Albanians
 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Totti dënohet me katër ndeshje mosloj.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
butrint
Admin



Numri i postimeve : 182
Points : 654
Join date : 08/05/2010
Age : 27
Location : kosovë-mitrovicë

Totti dënohet me katër ndeshje mosloj. Empty
MesazhTitulli: Totti dënohet me katër ndeshje mosloj.   Totti dënohet me katër ndeshje mosloj. I_icon_minitimeMon May 10, 2010 3:40 pm

Kapiteni i Romës, Francesco Totti, është dënuar me katër ndeshje suspendim për shkak të reagimit josportiv ndaj Mario Balotellit në finalen e Kupës së Italisë.
33-vjeçari goditi Balotellin në mënyrë të qëllimshme gjatë finales së Kupës së Italisë dhe u përjashtua nga kjo ndeshje për këtë reagim të tij. Totti është dënuar me katër ndeshje moslojë dhe do të mungojë në ndeshjen e vikendit ndaj Chievos, që mund të jetë vendimtare për titullin e Serie A.

Gialorosët vazhdojnë të qëndrojnë dy pikë prapa Interit dhe mund të arrijnë te Skudetoja vetë nëse fitojnë në Verona ndërsa Interi humb nga Siena.

Krahas Tottit dënime nga federata italiane e futbollin kanë marrë edhe Mario Balotelli dhe Cristian Chivu, të cilët nuk do të luajnë në ndeshjen e fundit të sezonit. Balotelli është suspenduar për shkak të reagimit ndaj arbitrave, ndërsa Chivu për shkak të gjesteve të pa tolerueshme ndaj fansave të Romës.

Fansat e Romës janë dënuar me 40 mijë euro për shkak të tollovisë së krijuar, ndërsa drejtori i Interit, Gabrielle Oriale po ashtu do të paguajë 15 mijë euro.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://info.albanianforum.net
 
Totti dënohet me katër ndeshje mosloj.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Totti : Nuk e kam abuzuar Balotellin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
♦Kosovo-Albanians♦ :: Futboll-
Kërce tek: