Kosovo-Albanians
 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Villareali fiton derbin perball Valencias

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
butrint
Admin


Numri i postimeve : 182
Points : 654
Join date : 08/05/2010
Age : 21
Location : kosovë-mitrovicë

MesazhTitulli: Villareali fiton derbin perball Valencias   Sun May 09, 2010 9:10 am

Ky takim u vulos ne pjesen e parë. Sulmuesi italian Giuseppe Rossi u gjend mirë pas një asistimi nga Edgar Cani duke hapur rezultatin pas vetëm 11 minutash lojë.

Nuk zgjati shumë dhe Angel asistoi për Llorenten, i cili shënoi për t’i dhënë avantazhin 2-0 ekipit vendas duke vulosur kështu edhe rezultatin përfundimtar të takimit (19’).

Valencia nuk ishte në gjendje të bëjë diçka më shumë në këtë sfidë, përkundër faktit se Villareali luajti me dy lojtarë më pak një pjesë të konsiderushme të takimit pas dy përjashtimeve të shpejta të Llorentes (72’) dhe Joan Capdevilas (73’).

Valencia ka siguruar pozitën e tretë dhe kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve disa xhiro më parë, ndërsa një javë pa përfunduar Kampionati spanjoll Villareali po lufton ‘kokë më kokë’ me Getafen për pozitën që dërgon në Europa League, pasi që të dyja ekipet kanë nga 55 pikë, por me Getafen që ka golaverazh më të mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://info.albanianforum.net
 
Villareali fiton derbin perball Valencias
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PD: Lulzim Basha fiton Tiranën, të dhënat tona janë të sakta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
♦Kosovo-Albanians♦ :: Futboll-
Kërce tek: