♦Kosovo-Albanians♦
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosovo-Albanians
 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Biografia e Ibrahim Rugoves

Shko poshtë 
AutoriMesazh
butrint
Admin



Numri i postimeve : 182
Points : 654
Join date : 08/05/2010
Age : 27
Location : kosovë-mitrovicë

Biografia e Ibrahim Rugoves Empty
MesazhTitulli: Biografia e Ibrahim Rugoves   Biografia e Ibrahim Rugoves I_icon_minitimeSun May 09, 2010 9:19 am

--------------------------------------------------------------------------------

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë afër Istogut. Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain dhe gjyshin.

Rugova diplomoi në Degën e Albanologjisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa një vit akademik qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare. Doktoratën e letërsisë e mori në Universitetin e Prishtinës më 1984. Më 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës. Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.

Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72) që botoheshin në Prishtinë. Për afro dy dekada punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut. Është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin serb në Kosovë. Si një ndër themeluesit e partisë së sapoformuar, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rugova u zgjodh kryetar i saj më 23 dhjetor 1989.

Pas zgjedhjeve parlamentare që atëbotë nuk pranoheshin ndërkombëtarisht, më 24 maj 1992 Rugova zgjedhet kryetar i Republikës së posashpallur të Kosovës. Nën udhëheqjen e tij shqiptarët e Kosovës ndërtuan strukturat e veta paralele të administratës, shëndetësisë dhe të arsimit, ndërsa Rugova vetë angazhohej për zgjidhje të çështjes së Kosovës me mjete paqësore dhe për njohjen ndërkombëtare të çështjes të Kosovës.

Pas shpërthimit të luftës në Kosovë, Rugova qëndron në distancë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ndërsa vazhdon të kërkojë zgjidhje paqësore të problemit. Gjatë sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, Rugova fillimisht qëndron në Prishtinë me familjen e vet, ndërsa më vonë detyrohet të paraqitet në televizionin serb në një takim me Sllobodan Millosheviqin. Në fillim të majit 1999 ai largohet për në Itali prej nga kthehet në korrik, pas përfundimit të luftës.

Në zgjedhjet parlamentare të organizuara nga administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara, partia e Rugovës fiton shumicën, ndërsa ai vetë zgjedhet kryetar i Kosovës më 4. mars 2002. Në këtë funksion ai vazhdon ta potencojë miqësinë dhe politikën e bashkëpunimit me SHBA dhe vendet evropiane nga të cilat vazhdimisht kërkon pranimin formal të pavarësisë së Kosovës. Në vitin 2005 rizgjedhet kryetar.

Më 5 shtator 2005 Ibrahim Rugova njofton opinionin që është i sëmurë nga kanceri i mushkërive. Përderisa ai e dorëzoi postin e kryetarit të LDK-së, funksionin e Presidentit të Kosovës ai e kryen deri në ditën e vdekjes më 21 janar 2006. Ibrahim Rugova kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ibrahim Rugova ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë.

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:

- 1995, Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
- 1996, Doktor Nderi i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.
- 1998, Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
- 1999, Çmimi për paqe i qytetit Mynster (Münster)
- 2000, Çmimi për paqe i Unionit Demokratik të Katalonisë, në Barcelonë, Spanjë.
- 2003 Çmimin Senator Nderi i Evropës.
- 2004 Doktor Nderi i Universitetit të Tiranës.
- Qytetar nderi i Venedikut, Milanos dhe Breshias (Itali).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://info.albanianforum.net
 
Biografia e Ibrahim Rugoves
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Biografia e Michael Jackson
» biografia e Adem Jasharit
» Biografia e Lorik Canes
» Biografia e Lionel Andres Messi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
♦Kosovo-Albanians♦ :: Biografitë e njerezve te njohur-
Kërce tek: