♦Kosovo-Albanians♦
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosovo-Albanians
 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Dita e gjykimit.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
butrint
Admin



Numri i postimeve : 182
Points : 654
Join date : 08/05/2010
Age : 27
Location : kosovë-mitrovicë

Dita e gjykimit. Empty
MesazhTitulli: Dita e gjykimit.   Dita e gjykimit. I_icon_minitimeSun May 09, 2010 11:16 am

Falënderojmë Allahun xh.sh. i cili ka krijuar çdo gjë; ka krijuar këtë botë dhe botën tjetër, falënderojmë Allahun xh.sh. i cili ka krijuar Xhenetin dhe Xhehenemin, falënderojmë Allahun xh.sh. që këtë dynja e ka lënë të përkohshme dhe jo të përhershme, falënderojmë Allahun xh.sh. i cili ka premtuar se do t’iu hakmerret të gjithë zullumqarëve dhe premtimi i tij është hak, falënderojmë Allahun xh.sh. i cili na ka premtuar se do të na jep hakun në Ditën e Kijametit dhe falënderojmë Allahun xh.sh. i cili na ka premtuar një shpërblim të madh nëse ne e ndjekim rrugën e pejgamberit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) duke iu nënshtruar urdhërave dhe duke iu larguar ndalesave. Ne jemi popull që urdhërojmë për të mirë dhe ndalojmë nga e keqja, e duam dhe i dërgojmë salavate dhe selame pejgamberit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) - robit më të mirë dhe më të devotshëm të Allahut xh.sh. i cili vërtet e njohu dhe e adhuroi Allahun me plotkuptimin e fjalës.

Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nuk u kënaq kurrë në dynja sepse thoshte: "Si të kënaqem unë në këtë dynja, kur Israfili ( alejhi selam) surin e ka në dorë dhe sytë i ka ngritur përpjetë nga Allahu xh.sh. duke pritur urdhërin prej Tij për t’i fryrë surit dhe për t’u bërë kijameti." Dhe, në një hadith tjetër Muhamedi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) thotë: "Po ta kishit ditur ju atë që e di unë shumë do të kishit qajtur e pak do të kishit qeshur."

Israfili është i ngarkuar me këtë mision – fryerjen e surit në ditën e kijametit prej se është krijuar dynjaja dhe prej atëherë ai e mban surin në dorë rrethi i të cilit është sa toka dhe qielli, siç ka treguar i dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) në një hadith. Ai gjithashtu mban sytë përpjetë nga Arshi i Allahut duke pritur urdhërin për t’i fryrë surit. Paramendoni se nesër jeni të vdekur kur t’i fryhet surit dhe të shkatërrohet çdo gjë.

Vëllezër myslimanë, momenti i vdekjes s’ka dyshim se është i tmerrshëm dhe me dhimbjet e vdekjes njeriut do t’i paraqitet pozita dhe vendi i tij që do ta ketë pas vdekjes. Dhimbjet e vdekjes janë më të mëdha dhe nata e varrit është më e tmerrshme për jobesimtarin. Në varr njeriu vazhdon të kënaqet me të mirat e Allahut xh.sh. ose dënohet me dënimet e varrit. Pra, varri i tij do të jetë kopsht prej kopshteve të Xhenetit ose do të jetë gropë prej gropave të Xhehenemit.

Momenti i vdekjes është i tmerrshëm por vallahi nuk është kurrgjë në krahasim me momentin e fryerjes së surit nga ana e Israfilit a.s. në Ditën e Kijametit. Atë ditë të gjithë njerëzit do të dalin para madhërisë së Allahut xh.sh. të zhveshur, të zbathur dhe të pabërë synet; atë ditë prej britmës së madhe të surit të gjithë njerëzit e vdekur zgjohen me sytë e pluhurosur para Allahut xh.sh. duke mos ditur se çka po ndodh me ta dhe kujtoje se edhe ti do të jesh njëri prej tyre; atë ditë do të llogariten të gjitha të mirat dhe të këqijat e njerëzimit në peshoren e Allahut; atë ditë do të dalim dhe të provojmë ta kalojmë siratin i cili është shumë i mprehtë dhe shumë i hollë dhe atë ditë do të presim urdhërin e Allahut për në Xhenet ose për në Xhehenem. Dita e Kijametit është dita më e gjatë dhe më e tmerrshme që ka ekzistuar dhe do të ekzistoj ndonjëherë.

Vëllezër myslimanë, shumë prej njerëzve nuk besojnë se do të ndodhë Kijameti, se do të shkatërrohet dynjaja pasi ata punojnë vetëm për dynja, ruhen prej nxehtësisë së verës dhe prej të ftohtit të dimrit por kurrë nuk punojnë për t’u ruajtur prej të ftohtit të madh të Xhehenemit dhe prej vapës së madhe të zjarrit të tij.

Po këta njerëz, nuk do të besojnë kur t’iu tregojmë se qenia më e përsosur – njeriu është krijuar prej pikës së trashë të ujit që del prej vendit intim të mashkullit. Pra, ai që nuk e beson krijimin e njeriut në këtë mënyrë nuk e beson as ringjalljen pasi i duket e pamundur. O njeri, mendo se për Allahun xh.sh. është më e lehtë ringjallja se krijimi i njeriut të parë prej asgjëje, edhepse, për Allahun çdo punë është e lehtë. Këtë çështje e përmend Allahu në Kur’an në suren Ja’sin:


"A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike uji (fare), kur qe, ai kundërshtarë i rreptë. Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? Thuaj: "I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim. Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni. A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po Ai është krijuesi, i dijshmi. Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij është vetëm t’i thotë: "Bëhu!" Ai menjëherë bëhet. I lartë është Ai që në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai ktheheni." (36:77-83)

Duhet të jemi të bindur në ringjallje dhe të punojmë për atë ditë kur do të dalim para Allahut xh.sh. për t’u gjykuar. Kijameti është çështje e fshehtë e Allahut xh.sh., dhe kohën kur do të ndodhë nuk e dinë as melaqet, as pejgamberët dhe askush tjetër në dynja. Mirëpo, pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) na ka treguar se do të vjen në ditën e xhuma: "Dita më e mirë në të cilën lind dielli është dita e xhumasë, atë ditë është krijuar Ademi, atë ditë është futur në Xhenet, atë ditë është nxjerrur prej Xhenetit, atë ditë ka vdekur Ademi, dhe atë ditë do të bëhet kijameti…", dhe vazhdon në të njëjtin hadith: "… dhe nuk ka krijesë të Allahut (përpos njerëzve e xhinëve) të cilat çdo ditë të xhumasë, që prej para lindjes së diellit e deri në perëndimin e tij, të mos bërtasin prej frikës se mos po bëhet kijameti atë ditë."

Pra, kijameti do të bëhet në ditën e xhuma ndërsa kohën e saktë e din vetëm Allahu. Por, para kijametit do të vijnë shenjat e vogla dhe të mëdha të tij të cilat na i ka treguar pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), siç janë: ardhja e Dexhallit, zbritja e Isës a.s., mbytja e Dexhallit nga ana e Isës a.s., etj. Prej shenjave të kijametit është edhe era e butë dhe e këndshme e cila me urdhërin e Allahut xh.sh. ia merr shpirtin çdo myslimani në fytyrë të tokës i cili thotë: La il-lahe il-lAllah dhe ka në zemrën e tij një grimcë iman, qoftë ai edhe brenda në shpellë. Atë ditë nuk mbetet në tokë asnjë njeri që e adhuron Allahun por vetëm jobesimtarët të cilët jetojnë edhe shtatë vite e pas kësaj vjen momenti i kijametit. Thotë Allahu xh.sh. :

Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhërin e Zotit)".( 39:68)

Kanë thënë dijetarët se të gjitha krijesat do të vdesin atë ditë përpos melaqeve kryesore: Xhebrailit, Mikailit, Israfilit dhe Azrailit (melaqja që ua merr shpirtërat njerëzve). Shkatërrohet çdo gjë dhe Allahu e pyet melaqen e vdekjes "Kush mbeti?" e Allahu e din më mirë. Thotë: O Allah, mbete Ti i cili je i gjallë dhe nuk vdes, mbeta unë robi yt i dobët dhe mbetën Xhebraili, Israfili dhe Mikaili. Allahu thotë: "Le të vdesin të gjithë!". Shkon dhe ua merr shpirtërat të gjithëve dhe kthehet prapë te Allahu dhe Allahu e din më mirë por e pyet "Kush mbeti?" Dhe ky, duke u dridhur, thotë: O Allah, nuk mbeti askush tjetër vetëm Ti i cili je i gjallë përgjithmonë dhe nuk vdes kurrë, dhe mbeta unë- robi yt i dobët. Allahu i thotë: "A nuk të kujtohet që kam thënë: "Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, . . ."(21:35) pra shijoje edhe ti vdekjen". Azraili - melaqja e vdekjes thuhet se shkon në mes të Xhenetit dhe Xhehenemit, ia nxjerr shpirtin vetes duke e lëshuar një britmë të madhe, aq sa nuk do të mund ta duronin krijesat e Allahut po të ishin gjallë, dh thotë: "Po ta dija se kaq dhimbje kanë pasur myslimanët kur ua merrja shpirtin do të kisha pasur më shumë mëshirë ndaj tyre." Pas vdekjes së Israfilit mbetet vetëm Allahu xh.sh. i cili është i pafillim dhe i pambarim. Atëherë Allahu xh.sh. pyet: "Ku janë zullumqarët, ku janë mbretërit, ku janë bijtë e mbretërve, ku janë mizorët, ku janë gjakpirësat, e kujt është sot pasuria?" Nuk ka kush të përgjigjet pasi të gjithë kanë vdekur e është shkatërruar çdo gjë përveç madhërisë së Allahut dhe atëherë i përgjigjet vetvetes: "E Allahut është pasuria dhe çdo gjë që ekziston".

Pastaj, qëndrojnë njerëzit ashtu rreth katërdhjetë ditë dhe pastaj e lëshon Allahu xh.sh. një shi jo të zakonshëm, në formën e ujit të mashkullit, i cili e ujit tokën (e krijuar pas shkatërrimit të kësaj toke që është sot) në të cilën janë njerëzit, dhe pastaj (pas 40 ditësh) Allahu xh.sh. e ringjall Israfilin, melaqen të cilën e ka ngarkuar me fryerjen e surit dhe i thotë: "Fryej edhe njëherë kësaj burie". I fryhet surit edhe njëherë dhe të gjithë njerëzit, prej atij shiut që bie, rriten në varreza në formën e tyre të vërtetë dhe ngriten në këmbë. Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Çdo pjesë e trupit të njeriut kalbet, çdo asht, përpos bishtit të njeriut", e që është unaza e fundit e trupit, prej asaj, kur bie ai shi, mbihet trupi i njeriut para se me ringjallë Allahu Israfilin dhe para se t’i fryejë ai surit. Kështu që kur t’i fryejë Israfili surit trupave veç iu futet shpirti brenda dhe të gjithë dalin përjashta varrit. Kjo ndodhë edhe te njerëzit që zhduken, edhe te ata që i hanë egërsirat apo digjen e bëhen hi dhe edhe te ata që fundosen në det edhepse nuk ju kanë gjetur as eshtrat. Argument për këtë është fjala e Allahut xh.sh.: "Kudo që të jeni Allahu do t’ju ringjallë."

Dita e Gjykimit është ditë në të cilën do të dalim para Allahut xh.sh. e që është dita më e gjatë, më e tmerrshme dhe më e rëndë, ditë në të cilën thinjet njeriu, kur shtatzëna e hudh fëmijën e saj, ditë kur fëmija i vogël plaket prej tmerrit, ditë nëpër të cilën do të kalojmë gjithsesi me emrin e Allahut xh.sh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://info.albanianforum.net
 
Dita e gjykimit.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
♦Kosovo-Albanians♦ :: Rreth fesë-
Kërce tek: