Google deri në fund të muajit qershorit do të lansojë librarinë e vet online, e blerësit pos Google do të mund të shfrytëzojnë edhe pikat tjera të shitjes online.
Google nis librarinë me emrin Editions. Për dallim nga qasja e mbyllur e Amazon e Apple, titujt të cilat do t’i shes Google do të funksionojnë në një spektër të gjerë të pajisjeve. Krejt çfarë do të kërkohet natyrisht është një shfletues më i avancuar i internetit.
Ende nuk dihet se cili do të jetë formati për të cilin kompania ka vendosur, mirëpo si kandidat potencial përmendet ai ePub. Përveç se nga Google, blerësit do të mund të arrijnë edhe deri tek titujt e dëshiruar nëpërmes shërbimeve tjera të cilat do të ofrojnë tituj nga Google Editions. Kushtet në të cilat shitësit e pavarur do të bashkëpunojnë me Google ende nuk dihen.
Më herët ishte paralajmëruar se në katalog fillimisht do të janë në mes të 400.000 e 600.000 tituj, e ata kryesisht do të janë të rinj.