Lorik Cana (lindur më 27 korrik 1983[1] në Prishtinë) është futbollist profesionist. Është mesfushor që luan për kombëtaren shqiptare dhe për Sunderland në nivel ekipor.
[redakto] Biografia
Lorik Cana është i lindur në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.[2] Si fëmijë largohet nga vendlindja drejt Zvicrës. Si junior fillon të luaj për ekipin zvicerian Lausanne Sport. Talentin e tij e vëren skuadra Paris Saint-Germain e cila arrin që ta radhisë mesfushorin kosovar në radhët e veta vetëm si 16 vjeqar. Pasi kalon mjaft mirë edhe në juniorët e klubit Parisien, kur pjekuria e tij vjen në shprehje, drejtuesit e klubit Parisien vendosin që ta angazhojnë në radhët e Seniorëve kur ende nuk kishte mbushur 19 vjet. Së pari në vitin 2002 mesfushori i talentuar merr ftesë nga përfaqësuesja e shpresave U-21 të Shqipërisë, por si futbollist i pjekur që ishte e refuzon duke menduar se edhepse 19 vjeç mund të luante për kombëtaren e seniorëve të Shqipërisë. Viti 2003 ishte viti më i mirë për të. Së pari mori ftesë nga kombëtarja Shqiptare, që ishte e arritura më e lartë morale në karrierën e tij. Kurse po në këtë vit trajneri i mirënjohur Francez Arsenè Wenger dëshiron shërbimet e këtij futbollisti në klubin që ai drejtonte -Arsenal. Të pamundur këtë transfer e bëri mospërcaktimi i atëhershëm nacional që paraqiste problem administrativ. Megjithatë Loriku nuk u dorëzua në karrierën e tij si futbollist. Ai me klubin Paris Saint-Germain luajti për tri vite si senior, ku kishte gjithsej 69 paraqitja dhe 2 gola. Në vitin 2005 pas një mosmarrëveshje me trajnerin e asokohshëm të Paris Saint-Germain largohet nga ky klub drejt klubit jugor Francez Olympique de Marseille. Prej vitit 2005 Loriku ka arritur shumë suksese me klubin e Marseille. Ai është shndërruar në ikonë të klubit Marsejez. Loriku ka disa veçanti që asnjë lojtar tjetër në botë nuk i ka. Ai është një punëtor i vyeshëm dhe mbi të gjitha është inteligjenca dhe modestia e tij.
[redakto] Karriera futbollistike
Lausanne Sports
2000-2005 Paris Saint-Germain
2005-2009 Olympique de Marseille
2009-tash Sunderland
[redakto] Të arriturat në karrierë
Fitues i Kupës së Francës 2004 me Paris Saint-Germain
Nënkampion i Ligës së Parë të Francës 2004 me Paris Saint-Germain
Finalist i Kupës së Francës 2006 me Olympique de Marseille
Finalist i Kupës se Francës 2007 me Olympique de Marseille
Nënkampion i Ligës së Parë të Francës 2009 me Olympique de Marseille