♦Kosovo-Albanians♦
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosovo-Albanians
 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 biografia e Adem Jasharit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
butrint
Admin



Numri i postimeve : 182
Points : 654
Join date : 08/05/2010
Age : 27
Location : kosovë-mitrovicë

biografia e Adem Jasharit Empty
MesazhTitulli: biografia e Adem Jasharit   biografia e Adem Jasharit I_icon_minitimeSun May 09, 2010 9:53 am

Adem Jashari u lind në Prekaz, në rajonin e Drenicës së Kosovës, mu në "Ditën e Flamurit" më 28 Nëntor 1955. Ai është një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari ishte kryekomandanti i UÇK-së.

Së bashku me të vëllain e tij Hamzën, Ademi ka marrë pjesë në sulmet kundra forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Jashari heroikisht ra së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unikat në historinë e luftërave. Ai mban titullin "Komandanti Legjendar i UÇK-së". Titullin "Hero i Kosovës" u dha atij në vitin 2008 nga kryeministri i Kosovës.

Jeta
Në vitin 1991,Adem Jashari u zhvendos në Shqipëri për t'u trajnuar me vullnetarët e parë, që më vonë u bashkuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Më 28 shkurt 1998, një grup kryengritës të udhëhequr nga Adem Jashari, sulmuan patrullat e policisë serbe duke vrarë katër policë dhe plagosur dy. Familjen Jashari e luftuan forcat serbosllave në Kosovë në vitet e 90-ta, por ky fakt u mbajt i fshehur nga opinioni i gjërë, nga ana e politikanëve të moderuar shqiptarë dhe nga qeveria e Beogradit, si mënyrë për të ruajtur status-quonë. Beteja e parë mes Ademit dhe shokëve e tij kundër Forcave Federale ushtarako-policore Jugosllave u bë në mëngjesin e 30 dhjetorit të vitit 1991. Shtëpia e Jasharajve ishte rrethuar nga një numër i madh i forcave të sigurimit serbosllav duke kërkuar dorëzimin e tij. Jasharajt me shokët, thyen rrethimin dhe më vonë morën pjesë në disa aksione kundër ushtrisë jugosllave dhe të policisë. Adem Jashari në Prekaz u sulmua përsëri nga forcat e policisë federale më 22 janar të vitit 1998.

Sulmi mbi Prekaz
Në orët e hershme të mëngjesit të 5 mars 1998, në Prekaz u sulmua sërish nga Ushtria Jugosllave dhe forcat policore. Një rrethim e dytë u bë për të pamundësuar çdo shpëtim jete. Forcat sulmuese përbëheshin nga transportues të blinduar dhe pjesëtarë të policisë, të mbështetura nga artileria nga një fabrikë municioni në afërsi. Sulmi zgjati dy ditë.

Forcat policore kërkuan së pari që Adem Jashari të dorëzohet, pasi se kjo nuk ndodhi, ata i dhanë 2 orë afat për të shqyrtuar ofertën. Pas kësaj kanë filluar të shtënat. Nga një shtëpi, policia qëllonte me mortaja, pasuar nga gazi lotësjellës. Shumica e familjes së gjërë e Jasharajve u mblodhën në një dhomë të vetme, e cila ishte e murosur me tulla. Një predhë pastaj ra përmes çatisë, duke vrarë një numër të anëtarëve të familjes. Granatimet e vazhdueshme për nja tridhjetë e gjashtë orë ia mundësuan policisë më në fund të hyjë në shtëpi.

Organizata "Amnesty International", në një raport të bërë për rastin, tha se sulmi kishte për qëllim eliminimin e të gjithë dëshmitarëve. Adem Jashari së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij u vranë. Gjithsejt pesëdhjetë e tetë persona janë vrarë, në mesin e tyre tetëmbëdhjetë ishin gra dhe dhjetë fëmijë nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Nga ana tjetër televizioni serb "B-92" lajmëronte për 69 pjesëtarë të vrarë të policisë dhe ushtrisë.

Pas vdekjes
Adem Jashari u bë një simbol i pavarësisë për shqiptarët e Kosovës dhe për shqiptarët kudo që janë, shumë nga të cilët veshën bluza me fotografinë e tij, pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj të dielën, më 17 Shkurt të vitit 2008. Në bluzë shkruante "Bac, U kry!".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://info.albanianforum.net
 
biografia e Adem Jasharit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Biografia e Lorik Canes
» Biografia e Ibrahim Rugoves
» Biografia e Michael Jackson
» Biografia e Lionel Andres Messi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
♦Kosovo-Albanians♦ :: Biografitë e njerezve te njohur-
Kërce tek: